Si të planifikosh një udhëtim të bukur pa guidë?

Të dashur miq dhe ndjekës të këtij blogu, sot kam vendosur të ndaj me ju të gjithë procesin hap pas hapi se si e plaifikoj dhe organizoj unë një udhëtim të bukur pa guidë.

Si një travel blogger dhe krijuese e përmbajtjes për mediat sociale, unë jam gjithashtu një konsumuese e kësaj lloj përmbajtje e publikuar nga krijues të tjerë. Keshtu që në shumicën e rasteve, frymëzimin e gjej aty. Pra nga një reel në Instagram, një foto në pinterest, apo një video në youtube ose shpesh edhe nxitur nga ndonje event, si psh Balloja e fundvitit ne Vinna City Hall. Pjesëmarrja aty ishte “highlight” i atij udhëtimi të paharrueshëm dhe cdo gjë tjetër e kam organizuar si plotësuese rreth e rrotul këtij eventi.

Pasi kam vendosur destinacionin, hapi I radhës është të kuptoj se kur është koha më e mirë për te vizituar atë vend. Dhe këtu me ndihmojnë gjithmonë blog posts si ky që po lexoni apo komente që lënë njerzit që e kanë vizituar tashmë ate vend, nëpër forume, si psh tripadviser.

Shume destinacione ja vlen të vizitohen vetëm në një stinë ose periudhe sezonale të caktuar, disa janë të bukur gjatë gjithë vitit, e megjithatë cdo vend turistik ka një peruidhë që ja vlen me shumë te vizitohet. Dhe kjo varet nga shumë faktorë, interesi juaj I momentit, nga moti, disponibiliteti I attraksioneve, fluksi I turistëve aty etj.  

Une psh, preferoj gjithmone fillimin ose fundin e pikut turistik. Nëse është destinacion veror, më pëlqen fillimi I verës ose edhe pak më herët. Jo vetëm qe shmang fluksin e madh të njerzve, gjen cmime më të lira, por pas disa ditësh ne Antalya ne Maj psh, kam gjithë verën para për të bërë shkëputjë të vogla fundjavave ne destinacione vere, plazhi më afër, dhe gjithashtu kam avantazhin të krijoj permbajtje për në blog që herët. Ose nëse është destinacion dimëror, malor apo festiv, prefereoj pas vitit të ri, pasi fluksi I festave dhe cmimet e shtrenjta kanë mbaruar, por akoma ka kudo Christamas markets dhe më shumë shance pëe deborë të re. 

Tashme kam nje ide të qarte se kur do ishte më e pershtatshme për të vizituar këtë vend kështu që nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të kërkoj për bileta të lira brenda asaj peiudhe që përcaktuam më lart.  Pë të mësuar si të gjeni bileta avioni të lira, lexoni postimin këtu. Bëj një punë kerkimore dhe krasimore të cmimeve, por ende nuk i kam prerë biletat, pasi më mungon edhe një copëz informacioni: Sa gjatë duhet dhe mund të rri ne ketë vend?   Kjo varet shume edhe nga mundësite e gjithsecilit, pasi shpeshhere buxheti ose angazhime pune e të tjera mund të na pengojnë.

Por gjithsesi është e rëndesishme të kuptojmë se sa ditë eshtë e nevojshmë të kalojnë në një vend pëe të marrë me të mirën e tij dhe për të bërë një udhëtim komod. Dhe sërish na vijnë në ndihmë blog posts dhe komente të njerëzve të tjerë që e kanë vizituar tashmë ate vend.

Një destinacion turistik mund të ketë shumë për të ofruar, por cdo turist merr atë që I intereson më shumë. Shumë kerkojnë vlerat historike kulturore, si muze, galeri etj, të tjerë pëlqejnë “sightseeing” dhe janë në kërkim të objekteve arkitekturale dhe peisazhe te bukura, ose duan vetëm një eksperiencë ndryshe, kalimi I disa ditëve casual nëper rrugët, restorantet dhe dyqanet e një vendi të ri, ose duan thjesht komoditetin e një resorti të huaj. Personalisht ajo që kerkoj dhe perpiqem të marr unë nga një vend është eksperienca dhe aktivitete që nuk mund ti përjetoj në vendin tim, ose qe janë karakteristike për atë vend.  Si psh xhiro me Balona ne Cappadocia, apo shfaqje e garave me kuaj ne Viene, apo banjot termale ne Budapest, të notosh me breshkat në Gili Islands, xhiro me gondola ne Venecia etj. Pra kështu kam krijuar një ide të qartë se cfarë dua më së shumti të bëj kur të jem atje dhe sa ditë do më duhen. Është shumë e rëndësishmë që të shomin disponibilitetin e këtyre aktivitëteve, sidomos kur janë ne data fikse, para së të presim biletat, pasi ka rastë kur data e eventit nuk perkojnë me ato të udhëtimit tuaj.

Keshtu pasi kam krijar nje ide të qartë sa ditë do kaloj në atë vend, kur është koha me e mirë dhe cfarë do jetë atraksioni kryesor për mua në atë vend (dhe këtu mos harroni të merrni në konsideratë edhe interesin e personave me të cilët do udhëtoni), kam gjetur edhe ditet e fluturimeve me të favorshme, kam krijuar skeletin e udhëtimit që është baza e tij. Dhe të gjithë këtë punë e kam bërë disa muaj para udhëtimit, kështu kam kohë mjaftueshëm për të parë për hotel, atraksione plotësuese, si funksionojne mjetet e transportit atje, të mendoj për rrobat që do më duhen, të gjej paraprakisht vende të bukura dhe të mira për vizituar, ngrënë apo bërë foto etj.

Hapi I radhës është rezervimi i akomodimit. Ka shumë platforma për të gjetur akomodimin e duhur dhe do ju tregoj për përvojën time me akomodimet ne artikullin këtu. Megjithatë unë kam gjitmonë këto kritere në medje. Të mos jetë shumë në qendër ku paguan për vendodhjen por pavarësisht cmimit të fryrë nuk merr aq sa ke paguar nga hoteli, por edhe të mos jetë shumë larg, aq sa do duhet të shpenzosh më shumë se cke kursyer nga hoteli, në transport. Gjithsesi si pikë referimi në lidhje me vendodhjen e tij nuk është qendra por atraksioni kryesor I këtij udhëtimi. Pastaj varet gjithmonë edhe nga buxheti dhe sa kohë kam planifikuar të shpenzoj në hotel, pasi nëse do jem gjithë kohës në lëvizje nuk ke pse paguan për facilitate të hotelit.

Pasi kam percaktuar edhe hotelin dhe llojin e transportit me të cilin do lëviz dhe pjesën më të madhe të atraksioneve që do vizitoj, hedh gjithcka në hartë. Në lidhje me hartat dhe navigimin në një vend të huaj mund të lexoni më shumë ne postin këtu:

Dhe viola, turi u be dhe sna mbetet gjë tjetër vec se ta shijojmë.

Uroj që t’ju kem ardhur në ndihmë dhe nëse keni pyetje mos hezitoni të lini komentin tuaj ketu poshte apo të më kontaktoni nëpërmjet mediave sociale ose email.

Për këshila mbi udhëtimet, destinacionet, oferta e shume info të tjera mund të bëni subscribe këtu dhe të më ndiqni në Instagram.

Leave a Reply