Si duhet te veproni ne rastet e problemeve me bagazhet

Nese jeni duke lexuar kete artikull, me siguri po perballeni ose jeni perballur te pakten njehere me ndonje problemakike me bagazhet gjate fluturimeve, ndaj do perpiqem qe te dal direkt ne teme dhe ta bej sa me te thjeshtuar.

Rregullorja, mbi bazen e te ciles operohen bagazhet eshte: IATA baggage rules. Ketu mund te gjeni disa udhezime te pergjithshme pavaresisht kompanise ajrore me te cilen keni te beni.

Ndersa rregullorja mbi bazen e te ciles mbrohen te drejtat e pasagjereve ne lidhje me bagazhet quhet Montreal Convention.

Me bagazhet mund te ndodhin shume problematika por ja disa me te zakonshmet:

Bagazhet

Vonese e bagazhit te checkuar, ne mberritje ne destinacionin final. Si duhet te veproni:

Me te kostatuar qe bagazhi juaj nuk ka mbrritur bashke me te tjeret, mos u largoni nga aeroporti pa e raportuar kete vonese tek zyra ose kioska e Lost & Found, qe zakonisht eshte shume prane rripit te bagazheve. Aty do beni nje raport qe quhet “PIR” (Property Irregularity Report). Mund tju kerkohet te plotesoni nje formular me shkrim ose t’i jepni te dhenat agjentit, proces I cili mund te zgjase por qe gjithsesi mos u largoni pa marre kodin tuaj PIR, I cili eshte nje kod qe fillon me kodin e aeroportit te mbrritjes (Psh. TIA, per Tirana Interenational Airpot), kodin e kompanise ajrore (Psh. LH, per Lufthansa) dhe 5 numra, pra psh. TIALH12345. Ne PIR duhet te vendosni adresen ose adresat ku do jeni ne ditet ne vazhdim te sakta dhe numra kontakti. Agjenti do ju keshilloje te jini ne pritje te telefonates se tyre.

Woman with luggage

Kujdes: Normalisht agjenti duhet tju informoje mbi rregulloren, por shpesh here nuk ndodh. Pyeteni agjentin mbi rregulloren, per “First Necessity Expenses”, shpenzime te nevojshme qe duhet dhe mund te beni ne mungese te bagazhit, pasi kompani te ndryshme mund te kene limite te ndryshme dhe shpesh fusin ne fuqi rregullore te brenshme si psh, nese bagazhi eshte vonuar ne vendin e rezidences nuk ju takon rimbursim I shpenzimeve etj. Ndaj mundesisht kerkojuani agjentit te Lost & Found tjua konfirmoje, pasi zakonisht kane fletushka me rregulloren, e cila do ju sherbeje me vone.

Nje tjeter menyre per te kuptuar sa rimbursim ju takon, eshte te telefononi ose te lidheni direkt me sherbimin e klientit ose departamentin e ankimimeve te komapnise perkatese.

Gjithsesi ne baze te rregullores, ju keni menjehere te drejte te beni shpenzime ne sende te kujdesit per veten dhe te ruani faturat, rimbursimin e te cilave do ta kerkoni me vone.

Gjate kohes qe prisni, mund ta kontrolloni statusin e raportit tuaj dhe madje edhe te beni shtese ose modifikim informacioni, si nr. Telefoni ose adrese, online ne World Tracerin e kompanise ajrore perkatese. Psh per Lufthansen e gjeni ketu

Per Wizz air e gjeni ketu:

Leave a Reply