Të dashur miq dhe ndjekës të këtij blogu sot po nis te shkruaj nje postim qe duhet ta kisha bere me kohe. Ata qe me njohin e dine tashme se pervec se nje travel blogger, jam edhe nje agjente turistike dhe gjithashtu kam punuar shume vite per nje kompani te madhe ajrore ne departamentin e ankimimeve, eksperience e cila me ka njohur jo vetem me rregulloret per mbrojtjen e te drejtave te passagjereve por edhe tendecat e rregulloreve te brendshme te kompanive ajrore dhe te agjencive te ankimimeve te cilat tani jane shtuar shume.
Arsyeja pse po e shkruaj kete post ne shqip eshte sepse kam kuptuar qe vendi yne ka me shume nevoje per keto lloj informacionesh, ne vazhdimesi do e kuptoni pse.
Rregullorja kryesore ne baze te te ciles trajtohen pasagjeret dhe u jepet zgjidhje ankesave dhe kerkesave te tyre eshte EC Regulation 261/2004 dhe Montreal Convention (me shumti ne lidhje me bagazhet) por jo vetem, pasi shume nene apo pjese te kesaj rregulloreje jane modifikuar apo hedhur poshte nga vendime gjygjesore per raste sporadike dhe qe aktualisht sherbeje si rregullore, dhe sigurisht cdo kompani ajrore ka nje rregullore te brendshme qe shpesh here pengon zbatimin me perpikmeri te mbrojtjes se pasagjereve brenda kufijeve gri te ketyre rregulloreve. Madje ndonjehere futet ne fuqi edhe rregullorja e te drejtave te njeriut. Megjithate nje udhetar i thjeshte individ nuk mund dhe nuk ka pse te jete ne dijeni te detajeve te ketyre rregulloreve. Ndaj nuk do ju bej copy paste rregulloren ketu por do jua thjeshtoj ne pika qe duhet ti keni parasyh ne menyre qe te shmangni abuzimet nga kompanite ajrore apo edhe agjencite dhe pseudo-agjencite per mbrojtjen e te drejtave te pasagjereve.
Per te mos e zgjatur shume kete post do e ndajme ne dy pjese. Per te njohur me mire se si duhet te veproni ne raster e problemeve me bagazhet lexoni artikullin ketu. Dhe dhe per ta pare rrugen specifikisht “Si te bejme ankese per kompensim tek kompanite ajrore” dhe me linqet perkatese klikoni ketu.
Llojet e problemeve me fluturimet:
Vonese fluturimi:
Vonese quhet ndryshimi I orarit te nisjes dhe mbrritjes me vone se c’ishte e planifikuar ne bilete , ne diten e nisjes, pra eshte nje vonese operative, jo e planifikaur. Ne raste te tilla, pavaresisht nese ndodheni ose jo ende ne aeroport, gjeja qe duhet te keni parsysh eshte qe koha e check-in-it nuk ndryshon dhe ju duhet te paraqiteni ne check-in desk per te mos rrezikuar humbjen e biletes per shkak te “no-show”.
Duhet te keni parasysh qe edhe nese zgjidhni te merrni rimburisimin e biletes nuk jeni te perjashtuar nga kompensimi, keshtu qe bejeni ankesen direkt pas dates se fluturimit
Gjate pritjes per 2 ore ose me shume keni te drejten e kuponave per ushqim dhe nese pritja zgjat me shume se 5 ore dhe perkon gjate nates, keni gjithashtu te drejten e hotelit +transferte. Ne rast se nuk ju ofrohen dhe nuk gjeni dot deskun e duhur per te kerkuar keto te drejta, mund ti paguani vete keto sherbime dhe te ruani faturat. Pavaresisht nese ju takon kompensim apo jo , keto fatura duhet tju rimbursohen.
Nje tjeter parregullsi me fluturimet eshte refuzimi I imbarkimit per shkak te overbooking.
Cdo kampani ajrore ka te drejte te shese me shume vende se cka te disponueshme ne avionin qe operon per te plotesuar vendet qe mund te mos paraqiten (bejne “no-show”) ose per arsye nga me te ndryshmet, kompania mund te ndryshoi avionin operues ne nje qe ka me pak vende, kjo con ne nje numer pasagjeres qe u refuzohet imbarkimi. Ne rast te tille u ofrohet asistenca si ne rastet me lart plus nje fluturim alternativ dhe ne baze te voneses ne mbrritje llogaritet kompensimi si me lart.
Por cfare duhet te keni parasysh:
-Shpesh kompanite mund tju ofrojne direkt ne aeroport nje kupon ose credit per agjencine me vlere me te madhe se cju takon kompensim, por nuk jeni te detyruar ta pranoni dhe nese e refuzoni keni akoma te drejte per kompensim ne baze te rregullores. Nese pranoni kuponin apo kreditin kini parasysh qe kane kushte dhe limite, pyesni para se ta pranoni.
-Pasagjeret te cilet shkojne te fundit ne check-in desk dhe tek gate kane me shume gjasa te preken nga kjo praktike.
-Shpeshhere pasagjeret mbrrijne ne check-in desk pas mbylljes se check-init dhe u refuzohet imbarkimi, kujdes, pasi ne kete rast jo vetem qe nuk u takon kompensim por ne varesi te llojit te biletes, mund tu digjet edhe bileta komplet.
Duke shpresuar qe tju kem ardhur ne ndihme sado pak per te kuptuar se si funksion, ju ftoj ti hidhni nje sy postimit dedikuar se “Si te bejme ankese per kompensim tek kompanite ajrore” ku do tju tregoj rrugen specifikisht per disa kompani qe operojne ne Shqiperi dhe cfare duhet te keni parasysh.
Duke pasur parasysh qe artikull mund te mos I mbuloje te gjithe problematikat e mundshme qe vijne me fluturimet, nese keni nje problem me fluturimin tuaj qe nuk e sqaron ky artikull, lini koment ketu ose me shkruani email ose dm ne Instagram dhe do perpiqem tju vij ne ndihme 😊.
Gjate pritjes per 2 ore ose me shume keni te drejten e kuponave per ushqim dhe nese pritja zgjat me shume se 5 ore dhe perkon gjate nates, keni gjithashtu te drejten e hotelit +transferte. Ne rast se nuk ju ofrohen dhe nuk gjeni dot deskun e duhur per te kerkuar keto te drejta, mund ti paguani vete keto sherbime dhe te ruani faturat. Pavaresisht nese ju takon kompensim apo jo , keto fatura duhet tju rimbursohen.
Vonesat e tilla mund te jene per arsye nga me te ndryshmet. Kushtojini vemendje kapitenit, stuardesave apo agjenteve ne aeroport kur ju thone arsyen e voneses, pasi shpesh here kompanite mund te tregohen qellimisht jo shume te qarte me arsyet per te shmangur kompensimin.
Ne baze te rregullores me lart Kopania ajrore I detyrohet kompensim pasagjereve per nje sere arsyesh si : probleme teknike, mekanike apo sigurie qe vijne drejt per se drejti nga mirembajtja e avionit, mungesa e stafit, karburantit e shkaqe te tjera qe vijne drejt per se drejti nga pergjegjesia e kompanise ajrore, por e perjashton nga pergjegjesia per te demshperblyer pasagjerest per nje sere arsyesh te tjera si: kushtet meteorogjike jo te favorshme, greva apo protesta te stafit, ngjarje madhore si lufte e probleme politike etj.
Nese fluturimi eshte vonuar per nje nga arsyet e para atehere kompensimi ju llogaritet ne baze te distances se fluturimit dhe voneses ne destinacionin final:
<1500 km dhe vonese 3 ore ose me shume ju takon 250 eur/person
1500 km – 3500 km dhe vonese 3 ore ose me shume ju takon 400 eur/person
>3500 km dhe vonese 3 ore ose me shume ju takon 600/person
*Ne rast se gjate voneses, ju eshte ofruar nje fluturim alternativ dhe keni mberritur ne destinacion me pak se 3 ore vonese, kompensimi mund tju pergjysmohet.
Duhet te keni parasysh:
-Nese fluturimi vonohet me shume se 5 ore dhe ju hiqni dore nga ai fluturim, keni te drejte edhe te rimbursimit te biletes te cilin duhet ta kerkoni aty ku keni prere bileten dhe kompensim te cilin duhet t’ia kerkoni kompanise ajorore
-Kompensimi llogaritet ne baze te distances dhe kohes se mbrritjes deri ne destinacionin final dhe nese keni fluturim me transit brenda nje bilete dhe vonesa shkakton humbjen e fluturimit pasardhes, ju ofrohet nje fluturim I ri dhe llogaritet koha e mbrritjes se ketij fluturimi.